Çaste poetike nga:Qazim THAÇI- Kujtimi si lis i vrarë rrufeje
Kujtimi si lis i vrarë rrufeje
____________________
Nëpër kujtime të vendlindjes kalërova sonte.
Për të rikthyer dashurinë si një motiv rinie.
Tek Përroi i Zenel Agës, me mat mallin me Heroin.
E nuk di si të ia them këtë, kësaj dekade të murtajës.
Muza e poezisë ka udhëtuar moti,në Mëzi të Mbishkodrës.
Për tu matur me gjenezën e familjes,si një relikt kujtimi.
A thua mund të vritet e gjithë kjo ëndërr,për pak robëri.
E ndryshe si mund ta harrojë emrin tënde,lënë udhëve të botës.
Ti kaherë ke vdekur në kujtimin tim si një lis i vrarë rrufeje.
Për bukë përmbysjen si në traditë të huaj shkinije
Sa herë mas dhembjen vras kujtimet si ëndrra të hidhura
Vetëm Arbëria tutje detit kujtojë e ruan emrin si dëshmi.