Çaste poetike nga:Qazim THAÇI -Nata nuk ka besë,kur ditën e mbarësojmë me mashtrim
-Nata nuk ka besë,kur ditën e mbarësojmë me mashtrim
Nëpër shteg zanash të vrapueses së Prizrenit
Masim mallin për ata burra të besës e fjalës
Kur i thanë Jo robërisë së Atdheut ,se dielli ju duhej
Për të emërtuar dashurinë për fëmijët e tyre.
A mund ta ruajmë gjithë këtë dashuri si amanet?
A mund ta vrasin tradhtinë si obligim për kombin?
Sepse vjeshta e vonë nuk bëhet pranverë e shpresës
E as pranvera nuk mund të bëhet ëndërr e ardhmërisë
Kur gurin e e besës e ruajmë si erë ftoi në arkën e Nanës
E në librat e shenjtë lexojmë për sytë e nuseve që mbeten pa burra
Kur me këngët e kurbetit i bëjmë himne në dasma
E në mort ruajmë codin e këngëve të shpirtit si shpëtim
Nata edhe nuk ka besë,kur ditën e mbarësojmë me mashtrim
Për codin e jetës vetëm një vendim ka mbetur e do mbetet Kanun.