Çaste poetike te mesditës së hënë me poeten;Meri Mezini

NATA ËNDRRAT S’MI JEP HUA

——————————————–

Sa herë vetmia më zë pritë,

nata ëndrrat s’mi jep hua,

gërmoj në heshtje brenda vetes,

kërkoj gjërat që unë dua.

Gjumi ikën më s’më merr,

unë në zgavrat di ç’gërmoj,

brenda shpirtit dhe pse plakur,

dashurinë dua të kujtoj.

E moj natë dhe pse heshtur,

sonte më dukesh ti përjetësi,

tek gërmoja brenda vetes

gjeta gjërat që fsheh ti.

Dhe pse buza më ështe rrudhur,

faqet më janë futur brenda,

ballin rrudhat e kanë lodhur,

lumturinë kërkoj në ëndrra.

Eh moj jetë dukesh e gjatë,

por në fakt je fije peri,

ti shkurtohesh vit mbas viti,

rinia iku më nuk erdhi.

/www.qendrapress.com/