Çaste poetike të së dielës me poeten: Valbona R. HADRI 

Ëndrra tretet, kënga mbetet

———————————

Perëndeshë e bukurisë

Zemrën ma përvëloj një zjarr,

Kur me the s’ka shpresë për ty

Më vërshoj loti në sy.

Kur më the lumi më mori

Fluturimthi erdha nê takim

Gjithçka u shua për së gjalli

Mbeta vetëm, me mallin tim .

Çu bê me ty moj çapkëne

Përse nxitove me aq shpejtësi

Deshe valët t’i shijoje

Apo të bëhesh kaltërsi.

I etur lumit ëndërroja

Tê jemi bashkë ne përsëri

Me freski të fladit të verës

Në përqafim të përjetësisë.

Qaj unë dhe kitara,

N’kopsht të luleve ku të njoha ty

Nê një shteg ku pikon uji

Do të nis një këngë për ty.

Ti dhe ëndrra do të mbeteni

Shpresë për të vetmën dashuri.

Nën hijet e flokut të artë

Do të këndoj një këngë për ty.

Ëndrra ik me fillim vjeshte

Gjeth i blertë i përgjysmuar

Kënga mbetet trishtimi im

Mbi hijeshitë e pamjeve tua

13.shtator 2023

Valbona Rexhepi Hadri /www.qendrapress.com