Çaste poetike të së dielës me poeten:Drita Kosumi SYLA    

Takim i paharruar!

—————————-

Sytë shkëlqejnë nga gëzimi

Nuk ndahemi nga përqafimi

Shokë-shoqe nga fëmijëria

U rritëm bashkë

Edhe sot na vazhdon shoqëria…

Sa ëmbël qeshet Rema,Lumja, Hanifja e Taibja

Shaipi, Ganimetja,Agimi, Nexhipi e Afrimi

na përshëndesin nga kurbeti

Ah, sikur të ishim me ju

Sa merak u mbeti…

Kujtuam fëmijërinë

Zemra na qeshte nga gëzimi

Secili tregonte nga një histori

Shpirti i mbushur plot lumturi…

Kujtonim kohën me nostalgji

Të njëjtit jemi çdo herë

Kem respekt e mirësi

Gjemi gjeneratë për çdo lakmi.

Vahidja, Lulja e dhanë propozimin

Bashkë me mësuesen Ganimete,

Edhe Rafeti, Sami Bahtiri,Daut Lahu e Mustafa

Premtuan se do shihemi së shpejti.

Shemën, Vjollcën ,Sadberën

Shoqet tona të paharruara

I përshëndesim nga vendlindja

Shumë na munguan.

Mehmeti,Arsimi, Samiu,Fahriu,

Sokoli e Mehdiu me zemër të bardhë

Takimit i dhanë gjallëri

Humor e begati.

Afërdita, Samirja e Bilalli

Na mungojnë në këtë gëzim

Kanë marrë rrugë tjetër

Kanë shkuar në amshim.

Nëpër gjëra të bukura ecëm

Kohë e artë e fëmijërisë

Shumëçka kujtuam

Prindërit e mësuesin Ahmet nuk i harruam.

Gjurmët e fëmijërisë

Mbesin në zemrat tona

Edukatën e prindërve e mësuesve

Gjithnjë e respektojna

& & &

DUKE PRITUR ATË RRUGË
—————————————–
Duke pritur atë rrugë
m’u duk mos është Rruga via Egnatia
apo fryma dhe jeta e Alpeve
që ligjëron ligjërim zanash , njerëzish.
Po pritja një ditë
do të merrë fund
se vetë bjeshkët do të çahen
me erupcionin e dëshirës dhe dashurisë
që duan udhëtim- kërkim
për t’i dhënë shpirt , bukuri
drunjve, lumenjve, gurëve, njerëzve.
Atëherë qytetet do të bëhen kështjella
ne do të hymë në to
ta gëzojmë dritën
ta kujtojmë djersën, zemrën , shpirtin
Duke pritur një rrugë të dashurisë
do t’i shembim hipokrizitë.
Prishtinë, shtator 2021 /www.qendrapress.com