Çaste poetike të së dielës me poeten;Selvije KADRIU
I DËNUAR
—————————
Sot në qytezën time
Pranë një karroce kalova
Ehhh thashë o Zot
Pse e dënove këtë
Djalë të ri
Përnjëherë para tij
Një vajzë lozonjare
Viente drejt tij
Sa dhembje ndjeva
Nga ai shikim i tij
I mbylla sytë
E paramendova
Se si ajo vrapon
Në përqafimin e tij
Fort, fort e shtërngon
Sytë i shkëlqejnë
Nga një lumturi
E unë e ulur
Në atë karrocë
E bekoj atë dashuri
/www.QendraPress.com/