Çaste poetike të së dielës me poeten;Shukrije GASHI
TREGTARË TË SHUNDIT FETAR
(13.02.2013)
—————————
Dallamzezë bredhni të shashtisur lugatë
rrugëve të mëmdheut tim paqësor
ju tregëtar të shundit fetar
që as Islamin dhe Allahun
e doni njëmendë
Hije llahtari me flamuj të zi kërcënoni Zotin
shqip
qetësinë e Plisit t’Bardhë
Mbjellur me urti në shpirtin kombëtar
gjithandej Shqypnisë
Unë këtë mënxyrë nuk ua fal kurrë
murtajë e zezë mejkërrçakërdisur
mblidh plaçkat tutje bredhit tim
ILIRIAN.
Shporruni nga abetarja shqip
Hijena strukur në terrin e karremit
Taleban të misterit orgurzi
Islami dhe Zoti në trojet tona
luten shqip
Ne kemi krijues Zotin Atij i qofshim fal!
Motrat i duamë për motra
Ato janë trungu i barkut AMNOR
Melaqet e shtëpisë.
Shamitë, ferexhet e mjekërrat
Nuk janë URTIA e moralit
tonë
Mallkuar qofshi për jetë të jetëve
tregtarë të shundit fetar!
/www.QendraPress.com/