Çaste poetike të së dielës me poeten:Tixhe Rexha GËRQARI
FSHEHUR
———————–
Fshehur pas natës
E mbështjellur me mërzi
Në heshtje shoh
Si jeta shkon
e perëndimi më bën me sy.
Pakthimi sështë iluzion
Se edhe dielli perëndon.
Perëndimin e dashuron
kur rrallë lindjen përjeton.
Sheqer e krip jeta jonë
Varet edhe nga fati
çfarë na servon.
Fshehur perdet natës
dua t’ja mbyll
kur loti ëndrrat lag
buzët me ta hëna flladit.
Fshehur këtë natë
rri duke u përpëlit!
/www.qendrapress.com/