Çaste poetike të së dielës me poetin:Hazir LUTA    

NATA E POETIT

——————–

Heshtja ime sonte

Ia shurdhon veshët

Qetësisë së natës

Lundroj me varkën e vetmisë

I flas hënës me sy

Nuk dua ta zgjoj nga ëndrra

Kam frikë se pastaj

Në vargje më pushton errësira

Nuk e trazoj botën

Le të fle në gjumë të thellë

Veç kukuvajkat rrinë pa gjumë

Aty këtu dhe ndonjë poet

HL

6. 10. 2023

/www.qendrapress.com/