Çaste poetike të së dielës me poetin;Sabit RRUSTEMI

GJËMA E HESHTJES

( Varianti final )

—————————

E pres a nuk e kam ftuar

rrugën deri tek unë

me dashuri e ka të shtruar

Nuk më ka ftuar a më pret

dashuria akoma e etur mbet

Qenieve tona të palëvizshme

vetëm heshtja troket

e …nuk pëlcet

Gjëma e heshtjes përbrenda godet

Ec e dije tash

në cilën pjesë të globit u fshehe Ti

apo vetja ime ku u tret

Gjëmën që e ndollëm askush s’e vret

( 15 prill 2022 – 15 prill 2024 )

/www.QendraPress.com/