Çaste poetike të së dielës me poetin;Xhemkadri KASTRATI

UNË DHE DALLGA

—————————–

Ngelur nga stuhitë diku në oqean

Në luftë me dallgët, si t’ia dal dot

Stuhi e dallgë bashkë me një anë

E unë dhe barka vetë në atë botë!

Barka ime e vogël filloj të fundoset

Akoma më vështirë, tani n’treluftim

Stuhia vazhdon dhe më tej krekoset

Kot unë thërras SOS-in për shpëtim!

Valët vazhdojnë ashtu me rrëmbim

E unë mbi valë braktisur nga barka

Këto valë sonte donë të më përpinë

Vërtet një luftë ku m’zuri dhe darka.

Ishte luftë e vërtetë në atë horizont

Herë herë bënim edhe armëpushim

Me shpirt luftova, qëndrova në front

Munda Posejdonin me tërë atë tërbim!

Dhe triumfova pas shumë peripecive

Në luftë me valët më kaloi edhe nata

Një odisejadë këtu n’mes t’kaltërsive

Atë ditë harxhova tërë forcën që pata!

Por atë ditë në askend s’u mbështeta

Njeri s’më ndihmoi por ia dola mbanë

M’besoni o njerëz, kjo është e vërteta

Mos prit sot njeri që vjen e t’ndihmon!

/www.QendraPress.com/