Çaste poetike të së dielës me poetin:Ymret RESHITI  

PIKËLLIMI PËR TY

——————————

dua ta zgjoj një erë të fortë

nga thellësia e zemërimit tim

që të gjithë lisat

të mbesin zhveshur

pa asnjë gjeth në trup

që ta kuptosh ti

si duket njeriu si unë

Nga libri “Letrat që nuk t’i dërgova” 2022

/www.qendrapress.com/