Çaste poetike  të së martës nga :Qazim THAÇI

Gjithë dita e m(o)artë…

Vetëm të m(o)artën dot se dua, se gjithë dita e martë

Kujton vetëm ligësitë e djallit në dashurin tinëzare

E kur gjithë kujtimi, derdhë kujtimin mbi Sizifin

E marta mbetet e martë, si mort në kujtesë

Kur dashurisë i vihet dryni i harresës pa adresë.

&  &  &  &  &

E nga ta nisë sonte,dhembjen si një trishtë kujtimi

Kur netët pa gjumë, ishin vetë shpirti si amshim

Dashuria  mbetet letërnjoftim njerëzor për udhëtim

Horizontit të pabesë ,ku pabesia si pasaportë zogjsh

Vret kujtimet me diellin e së martës si trishtë e të trishtë.