Çaste poetike të së shtunës me poeten ;Daline Arifi

0

Ne sytë e saj

Çka po sheh tek ata sy ?

Çka vështron në atë shikim ?

Çka dallonë në shkëlqimin e tyre ?

Athu janë të njejtit ?!

Po po të bukure janë

Sytë e saj si kokrra qershie në qershore

Herë si uragan i rrëmbyeshëm

E hera herës si shi verorë.

T’bukur janë

Si kristal t’kristalizum

Monedhë ari qëndisur doravetë

S’ka shëmti në ata sy

Po, as urrejtje dot nuk gjenë.

Me shikim shpojnë zemra shume

Në sytë e saj shkrihen miliona t’dashurum

Por sytë e saj veç ty të shikun

Gjetën dashni tek ty që kurre nuk kishte ekzistua

Gjetën copa copa lumturin

Plotë artë një Kështjellë ndertun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *