Çaste poetike të së shtunës me poeten ;Ganimete Jakupi Demiri
NË DITËLINDJEN TËNDE
___________________________
Athua si ndjehesh mes miqsh,
Kur të gjithë do të jenë prezent,
Vallë a do të mendosh për mua,
Mungesën time a do ta ndjesh!…
Athua kush do ta zërë vendin tim,
Të këndosh e të kërcesh,
Vallë a do ta ndjesh mungesën time,
Edhe pse nuk mund të isha prezent!…
Athua me kënd do ta cakërrosh gotën,
T’i shijosh çastet më të lumtura,
Vallë a do të dehesh si një marrë,
Duke festuar me zemër plot mall!…
Athua qirinjtë kur t’i fikësh,
Do të mendosh një dëshirë për mua,
Vallë a do të jem unë qershia mbi tortë,
Të më thuash “Përjetë të dua”!…
Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.