Çaste poetike të së shtunës me poeten; Valbona Ahmeti

0

Ylber brigjesh

——————————

Në çdo hap me t’pas n’mendje

as kujtimin mos me zhduk era

n’qiellin e errët me mbet yll i ndezur

të ndriçoj me mijra hera

premtimin mos me godit vala

as shiu i verës mos me tretë

më e kërkua atë që deshëm

ylber brigjesh me u bashkua

n’vend të detrave që bashkohen

duart tona me u shtrëngua

sytë e tu vullkan sjellin

i flasin zemrës bashkë më jetua.

Valbona Ahmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *