Çaste poetike të së shtunës me poeten;Lule Alidema
DASHUROI NË HESHTJE
———————————-
Dashuroi në heshtje, e nuk e tha kurrë
E ruajti, e ujiti secilën ditë me lot
Çdo orë e ditë më shumë që kalonte
Vuajtjen e mallëngjimin veç’sa i shtonte.
Sa shumë e deshi e nuk e tha…
Jetoi me zemrën e lidhur me zingjirët e mallëngjimit
Mes heshtjes e dhembjes
Gjeti prehjen e ngushëllimin.
Nuk i tha askujt…
Askush atë zemër nuk e freskoi
Kërkoi lule më lule ta gjej
Atë dashuri që aq shumë e dashuroi.
U mbyll në dry e nuk u tha…
E mbajtur e pathënë e paditur
Thënë me një ofshamë shkrepur me një gjysëmfjale
Dhe një ditë prej dite iku atje larg
Me zjarrin e dashurisë së fikur…!