Çaste poetike të së shtunës me poeten:Nexha Reçica

0
263490161_1172723406467470_1986236182582337472_n

MOS U NDAL O SHI

———————————

Mos u ndal o,shi!

Ti nuk munde t’më harrosh

Që kur ishim në lumë atë ditë

Loznim të lumtur si fëmijë!

E si munde aq shpejt

Lojën ta kuptosh?

Nën grinë e qiellit

Të mos drithërosh!

Kthehem prapë te ti

E të përqafoj,

Ashtu si në ëndërr më magjepsë

E më vë në gjumë!

Më bëhesh engjëll

Në shtrat e në lum,

Mos u ndal o,shi

Se ke zbukuruar tërë këtë qiell!

Nga libri im ,,Shiu i fshiu gjurmët e para”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *