Çaste poetike verore me poeten: Rudina Muharremi Beja
Dilemash përkundur
——————————
Kuptuam se s’ jemi mosha që kemi,
as rrobat që veshim,
e as ajo që mundëm të mbledhim si milingonat që s’reshtin.
Po ç’jemi vallë?!
Ne,
qenie t’ habitshme,
përkundur dilemash
nga vijmë,
ku shkojmë,
këtij universi,
udhëtarë pa busull
thellësive të pambarimta,
kryqëzimeve të errëta,
pragjeve të fshehta,
Mrekullish e misteresh,
ku vetëm një besim i sinqertë,
guximi për të gabuar,
përulësia për t’u kthyer mbrapsht,
ca libra,
një grusht miqsh,
apo ndonjë këngë kënduar me zë të lartë,
mund të na shpëtojë
e degdisë n’ harrim!/qendrapress,com/