Çaste të së dieles me:Fatime Kalimashi

0

 I KËRKOVA

I kërkova lumturi më fali dashuri

I kërkova mirësi më fali pasuri

I kërkova për shumë dëshira

I kërkova shëndet Zoti m’I fali krejt

I kërkova durim më fali bekim

Më fali njohuri sa një mrekulli

Ah! Sa shumë u gëzua zemra sot

Falë teje më flet mendja o Zot

Fillova të qaja nga gëzimi

Ky ishte veç fillimi

E si ta besojë zemra ketë fillim

Si mund ta besojë shpirti këtë bekim

Ky ishte çelës jete për një besim

Pastaj fati nuk do të ketë mbarim

Për një kohë qëndrova e gjunjëzuar

Deri sa lutjet më ishin pranuar

Për çdo plagë që kisha duruar

Zoti më kishte falur e më kishte bekuar

Unë asgjë nuk i kisha kërkuar

Veç shëndet për të gëzuar

Zoti më dha shumë dhe ato që s’i prita

Për mua tashmë kishte ardhur dita

Një gjë u kujtua çfarë kisha bërë për Zot

Durova kur të mirat m’i kthenin në lotë

Dhe prapë e pyeta Zotin cka mund të bëj për ty

Më tha ti vazhdo me mua unë do të jem me ty

FK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *