Çaste të së dieles me:Manushaqe Hoxha Laçi

0

Lexomë në sy

Lexomë në librin e syve jetën

ndonëse zemrën kam të zhveshur

Prek gëzimin, trishtimin, të vërtetën

sa herë kam qarë e kam qeshur

Në ballkon të syrit shpirtin kam

aty hesht bashkë me mendimet

Shumë shpesh fiket e ndizet zjarr

ku lindin dëshirat e merren vendimet

Nëse nuk di në sy të lexosh

alfabetin mëso se është mirë

Me fjalë mund dhe të mashtrosh

por sytë flasin si një pasqyrë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *