Çaste të së dieles me:Sabit Rrustemi

0

Nata kot i errë udhët

shtigjet kah katrithen hapat tanë

sytë

dhe atë hapësirë

ku prehen qeniet tona

e nxiros kot

Me një prekje të lehtë

në ç’ kohë të duam

kah njëri – tjetri nisemi

Kodet përmendsh i dijmë

Hyjmë e shprushim

organet tona i ndezim

e zbresim thellë fundeve të errta

duke i pritur agujt

Sa nis t’i bëj kopje ëndrrat

të zjarrtat dëshira

më shfaqet e sysh s’ më hiqet

buzëqeshja jote

Ajo shndëritje qiellore

nuk vizatohet

vetëm përjetohet

e shijohet me fund

Brenda Teje jetoj e shkrihem

njëjtë si Ti

shtresave të zemrës sime

Nata kot vjen e i errë udhët

kujtesa jonë për asnjë çast nuk fle

( 19 tetor 2014 – 19 tetor 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *