Çaste të së dieles me:Vlora Rexhaj Morina

0

ULUR

Sonte nata vizaton

muzgun e brishtë

Ulur mbi hijen time

Me puthje të plasaritura

Retë e errëta prekin

palcën e ngurtë të shpirtit

Sytë e qiellit kërkojnë strehve

imazhin tim të thymë

eklipseve hënorë

Si siluetë rrinë varur

drithërimat e stinëve të nemura

Bajlozet ngrin spirancat

në oqeanin e braktisur

Në buzë të diellit

prehet ofshama e fundit

e epokës së djallit

Në sytë e mi

agojnë filizat e mpimë

nga dehja shekullore.

Vlora Rexhaj Morina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *