Çaste verore me poten : Bruna Gjoni Pervathi

0

Pas…..,

——————-

Pas fjalëve ti më puth e më puth fort

E unë urtohem si fluturzë krahë ere

Ca shenja malli mi lë mbi flokë

Ca aroma buzësh ,shije pranvere

Pas fjaleve, e pas puthjeve ,ti më rrok mes krahëve

Qershizë e zjarrtë me bëhen sytë

Ndizem si diell i flakëruar muzgjeve

Në lumin tënd ,më merr e më mbyt

Pas mbytjes së bukur ti më nxjerr në breg

Zgjohem nga tinguj sysh që derdhen mbi mua

Fryma jote më bëhet …i vetmi shteg

Ku cdo qelizë më bën të ndihem grua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *