Çaste poetike festive me poeten ;Havë Shabanaj
O Prizren, Qytet Bashkimi
———————————
Kur vij të ti Prizren I bukur
Marr fuqi e hire zane.
E bëhem buzë Lumëbardhit si flutur
Diku në gurra jam ne valle.
Kur vij tek ti, Qytet Bashkimi
Kujtoj kuvendin e bahem shqiponjë.
E zemra mer një frymë gazmimi
E kënga maleve merr jehonë.
Kur vij tek ti Qytet i Gurit
Kujtoj në shekuj duaartë.
Këtu lidh besën dorë e burrit
Këtu dhe dielli ndryshe zbardh.
E krenaria ma lulëzonon ditën.
Fëmijëve ua lë një amanet.
Kudo të shkoni ju në botë
Po këtu një përrallë ju pret!
Këtu ta zgjoni mentarinë!
E mos kërkoni pajtimtarë!
Ta bëni bashkë shqiptarinë
Si një zambak petalebardhë.