Çaste poetike me poeten:Albina Trebicka
SI MUNDE VALLË…?!
—————————————-
Si munde vallë mos më besosh,
kur me buzëqeshje mbushnim orët tona?!
Si munde tek unë të dyshosh,
kur dashuria përgjonte orët e vona?!
Si munde të harrosh sytë si copa qielli,
ku buzët trembnin gjumin nën qerpik?!
Mendimet fluturojnë përherë e më larg
Të kapin mërzitjen e kthyer në varg
Ne të dy shkruajmë poezi …
Mes vargjesh përqafohemi shpesh
E si mund të të kem unë ty zili,
kur poezi e dashuri janë brenda nesh?!
Si munde vallë mos
më besosh?!
A.Trebicka 31.05 2022