Çaste poetike me poeten;Nasia Xhemalaj 

NGJASIM.

———————

Më ka pickuar një mushkonjë,

më ngjethet e kruhet mishtë

nga pickimet e tyre kam shumë frikë,

se vijnë e të pickojnë sërish e sërish,

thumbi i saj s’di ku ka thithë më parë,

në gjak njeriu, a pellg të ndyrë…

E kërkoj tavanit,

perdeve, qosheve, në hije e dritë,

ta ndalojë atë tingull zzzëëë, që të çmënd.

Dhe rri e mendoj e mendoj…

Sa u ngjajnë mushkonjave njerzit e ligj

që hedhin fshehtas gurin, fshehin dorën,

të “pickojnë” në zemër e shpirt,

dhe të çfaqen duke qeshë e duke folë si hipokrit…