Çeku: Kosovës po i shtohet një muze unik
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se Kosovës po i shtohet një muze unik, duke prezantuar ndërtesën e Hidroelektranës në Prizren.Ministri Çeku ka thënë se pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës.“Kosovës po i shtohet një muze unik”, ka theksuar Ministri Çeku.Për pak vite, ndërtesa e Hidroelektranës në Prizren bën një shekull jetë. Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit. Menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës”, ka thënë Çeku.