Ceremonia e shpalljes “Qytetare Nderi”në Prizren, për senatoren Elizabeth Dole gruan e senatorit Robert J. Dole si dhe dorëzimin e Çelësit të Qytetit.

Sot, në Prizren nën prezencën e Kryetarit z. Shaqir Totaj së bashku me znj. Audrey Coleman, Drejtoreshë e Institutit Amerikan të Politikës “The Robert J. Dole” dhe z. Qëndrim Gashi, Ambasador i Kosovës në Francë (2016-2021), patëm kënaqësinë të marrim pjesë në ceremoninë e shpalljes “Qytetare Nderi” për senatoren Elizabeth Dole gruan e senatorit Robert J. Dole si dhe dorëzimin e Çelësit të Qytetit.

Kjo iniciativë, e propozuar nga unë para më shumë se një viti, u realizua sot me shumë dinjitet dhe simbolikë. Andaj falenderoj Kryetarin Totaj për mikëpritjen e këtij propozimi, dhe z. Qendrim Gashi për bashkëpunimin e shkëlqyer për realizimin e kësaj iniciative. Një hap i vogël në rrugën e kujtesës historike dhe nderimit të vlerave demokratike.

Ky moment nderimi është një kujtesë e përhershme për rolin jetik të znj.Elizabeth Dole në mbështetjen e lirisë dhe të drejtave të popullit tonë, një trashëgimi që do t’i frymëzojë brez pas brezi qytetarët e Kosovës.Shkruan ish Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga/QendraPress/