Çështja e veteranëve, Humolli: Kurti më futi në konflikt me shumë bashkëluftëtarë
Deputeti i Kuvendit, Fatmir Humolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti vazhdimisht ka nxitur konflikt të brendshëm dhe acarime në shoqëri. Humolli tha se kjo ishte një prej arsyeve pse u largua nga partia, shkruan gazeta online Reporteri.net.“Kërkesa e dytë ka qenë që të mos krijohen acarime në shoqërinë tonë. Të mos ketë konflikte. Kam thënë se arroganca dhe vendosmëria nuk kanë të përbashkët asgjë. Mund të jesh i vendosur, por jo arrogant. Qeveria është sjellë me arrogancë me mekanizmat që ndërtojnë shoqërinë tone”, tha ai në T7.Ai tutje tha se Kurti e ka futur në konflikt edhe me bashkëluftëtarë të tij për çështjen e veteranëve.“E kemi çështjen e veteranëve. Na ka futur në konflikt. Për shembull mua, më ka futur në konflikt me shumë persona bashkë me të cilët kam luftuar. Konflikti me veteranët ka qenë i panevojshëm. Me punëtorët e arsimit ka qenë i panevojshëm. Edhe me punëtorët e sektorëve të ndryshme. Këto grupe kanë pritur nga VV-ja”, përfundoi ai. /Reporteri.net/.