ÇFARË BORXHI KOSOVA I KA ALBINIT, QË ME KTHY 20 VITE MBRAPA?-Shkruan;Zafir BERISHA
Serbia me gjithë aleatët e saj, nuk ka mundur me i bërë gjë Kosovës, sa e ka dëmtua Albini me regjimit e tij, Kosovës për dy vite.
-Albini, 24 vite pas luftës po e rrezikon 17% të territorit të Kosovës të futet nën administrim ndërkombëtar për një kohë të caktuar, me administrator ndërkombëtar në 4 komunat veriore deri në zgjedhjet e rregullta lokale, (sikurse viti 1999-2000) ndërsa për sigurinë me u kujdesën EULEX-i dhe KFOR-i.
-Shumë biznese evropiane kanë anulua bashkëpunimin me bizneset kosovare, disa që kanë investuar më herët, po mendojnë të tërhiqen nga Kosova.
-Për herë të parë Kosova nga faktorët ndërkombëtar, mediat dhe ata që krijojnë opinion, po cilësohet si vend që prodhon pasiguri në Ballkan.
-Albini me akrobacione politike prej një infantili, si dhe me veprime e papërgjegjshme, ka bërë që Kosova para ndërkombëtareve të shihet si agresor ndërsa serbët si viktima.
-Albinizmi si sëmundje por edhe si fenomen shoqëror do të futet në zhargonin politik si një super mashtrues i cili për të ardhur në pushtet mashtron qytetarët, e pasi të vjenë në pushtet mashtron partnerët…!/www.qendrapress.com/