ÇFARË DUHET TË DINI KUR FAMILJARI/JA JUAJ PO E VUAN DEPRESIONIN-Shkruan ; Lule Alidema Psikologe Klinike
Sigurisht se nuk është aspak e lehtë kur familjari/ja juaj po e vuan depresionin.Në të tilla raste kërkohet shumë durim e kujdes sepse sjellja e juaj mundet edhe ta keqëson tutje gjendjen e personit që tashmë po ndeshet me depresionin por edhe mund ta ndihmoni shumë.
Kushdo që ka familjarë me depresion duhet ti ka parasysh disa detyra që do ta ndihmojnë personin me depresion:
* Gjëja parë që duhet ta dini është ta mirëkuptoni gjendjen tyre.
Ta kuptoni drejtë se ai ose ajo nuk po shtiren, nuk kanë qëllime ndaj juve, e as vetes, por ata po kalojnë nëpër një gjendje të rënduar psikologjike që nuk është aspak e lehtë as për ata.
* Mos u dorëzoni edhe poqëse u lodhët karshi ndryshimeve që po kalon familjari/ja juaj.
Është shumë e rëndësishme ta keni durimin dhe të shpresoni se do ta kaloj me ndihmën e psikologut dhe juve, qoftë edhe nëse trajtimi do të marrë kohë.
* Kujtojani vetes se sa rëndësi ka përkrahja juaj për personin që po ndeshet me depresionin.
* Mos e injoroni asnjëherë, por me qetësi tregoni se ju dëshironi ti ndihmoni në padisponimin e tij/asaj.
* Asnjëherë mos i bëni pyetje të tila si:
çfarë ke, pse je bërë kështu, çfarë po ndodhë me ty, pse nuk je sikur ishe dikur, je bërë i/e padurueshëm, etj.
* Bëni përpjekje ta bindni ta vizitoj psikologun.
* Premtoni dhe sigurohejeni se do ta shoqëroni deri te psikologu pa ju ardhur rëndë sado herë të jetë e nevojshme.
* Mundohuni ta bindni ti zbaton rekomandimet dhe këshillat që ja cakton psikologu, kujtojani kohë pas kohe.
* Përpiquni me qetësi tu jepni ndonjë angazhim rreth shtëpisë që ata të ndihen të dobishëm pas kryerjes së angazhimit.
* Poqëse nuk arrijnë ta kryejnë me përpikëri angazhimin që i dhatë mos e kritikoni, mjafton ajo sado pak që e bëri.
* Ndihmojeni për të marrë iniciativa, krative si: sport, shëtitje në natyrë, apo çkado që mund ta relakson.
* Nëse ka prirjen për ta lënduar veten, përveçse nuk duhet duhet ta lëjni vet, largoni mjetet që paraqesin rrezik dhe mund ti përdorë që ta lëndoj veten.