Çfarë e përcakton ngjyrën e syve dhe a mund të ndryshojë ajo me kalimin e kohës?
Në të kaluarën, njerëzit besonin se mund të parashikonin ngjyrën e syve të fëmijëve duke parë ngjyrat e syve të prindërve dhe gjyshërveBazuar në besimin se sytë kaf’ janë një tipar dominues dhe bluja është recesive, mund ta merrni me mend se çfarë ngjyre do të kishin sytë e fëmijës.Sot, ne dimë se ngjyra e syve nuk është aq e lehtë për t’u “parashikuar”. Ndërsa gjenetika luan një rol, ngjyra e syve nuk është vepër e një gjeni të vetëm.Janë disa gjene që kontribuojnë në përcaktimin e ngjyrës së syve. Kjo e fundit është rezultat i sasisë dhe shpërndarjes së melaninës në irisin e syve (iris – pjesa me ngjyrë e syrit).Pra, ndërsa dy prindër me sy kafe kanë më shumë gjasa të kenë një fëmijë me sy kaf, rezultati nuk është i garantuar, shkruan Web MD.
Pjesa më e madhe e popullsisë kanë sy kafe.Njerëzit me sy blu nuk kanë melaninë në stromë, shtresën e përparme të irisit. Mungesa e pigmentit në sy bën që drita të shpërndahet kur i godet, duke e bërë irisin të duket blu. Sytë e gjelbër janë më të rrallët. Vetëm rreth 2% e popullsisë së botës ka sy të tillë. Ngjyra vjen si nga melanina ashtu edhe nga efekti i shpërndarjes së dritës kur bie në sy. Njerëzit e lindur me albinizëm shpesh kanë pak ose aspak melaninë në trupin e tyre. Si të tillë, ata zakonisht kanë sy blu të lehtë. Në raste të rralla, mund të kenë irise të qarta, të cilat i bëjnë sytë e tyre të duken rozë ose të kuq.
A mund të ndryshojë ngjyra e syve?
Ngjyra e syve mund të ndryshojë në foshnjëri. Shumë foshnje lindin me sy blu që përfundimisht kthehet në një ngjyrë tjetër ndërsa melanina zhvillohet në stromë. Ngjyra e syve të tyre në përgjithësi bëhet e përhershme rreth ditëlindjes së parë.Në përgjithësi, është e rrallë që sytë të ndryshojnë ngjyrën. Ato mund të duken se ndryshojnë kur bebëzat zgjerohen ose tkurren, por kjo ndodh sepse pigmentet në iris bashkohen ose shpërndahen.Në disa raste, ngjyra e syve mund të errësohet pak gjatë pubertetit ose shtatzënisë, citon Anabel.Probleme me shëndetin si trauma në sy, neurofibromatoza, uveiti (gjendje që shkakton ënjtje të syve) etj – mund të ndryshojnë ngjyrën e syve. /Telegrafi/