Ç’farë është ikja nga Atdheu?! -Opinion nga ;Petrit DIBRANI

Tragjedi dhe vdekje për s‘gjalli, n‘këmbë.

Tragjedia brina s‘ka dhe shihet, ose e shohin vetëm ata, t‘cilët u sakrifikuan, e bëjnë ç’doherë e përsëri, asgjë KURRË, n‘gjepa pa SHTI!

E përgjithshmja e keqe, e prek secilin me mendje të shëndosh „Psiqike“ dhe sigurisht e njëkohësisht, i prek ata që; 

1. nuk shiten,

2. vdesin e nuk përkulen,

3. „digjen“ e nuk pispillosen duke i dredhur të pasmet, nga njëra tek partia tjetër, vetëm për interes financiar dhe….,

4. nuk pranojnë për jetë; me e vjedh shtëpinë e vet, me i vjedh paratë e pensionistëve t‘shkretë, që s‘ju mjaftojnë as për ilaqe, e mos të flasim që shumica kanë vështirësi të ushqehen, sepse dhëmbët ju kanë ra.

Kapaku i mëkateve mbi këtë Tokë Dardane të larë me gjak, ishte dhe do mbetet përjetësisht, lënja e ushtarëve të UÇK-ës pas luftës, „pa bukë“ dhe për këtë arsye me bërë vetëvrasje, që mjerisht, kemi më shumë se dhjetëra raste!😰

E besoni ose jo, aspak s‘ka „rëndësi“, se duke mos besuar, injoruar, spiunuar, vjedhur dhe tradhëtuar Shtëpinë e Përbashkët, historikisht kemi dështuar.

Faji për ikjen e qytetarëve, qofshin ata të arsimuar mjek apo të paarsimuar fuqi punëtore, s‘do mund t‘i hidhet kësaj qeverie me afër dy vjet mandat, sepse MËKATET kanë ndodhur, qysh më herët dhe thuajse t‘gjithë ngapak, jemi fajtor, nëse jo drejtëpërsëdrejti „Përgjegjës Kryesor“!

Vetëm ndalnu dhe shikoni, milionerët e pasluftës, që as ndresa të „brendshme“ s‘kanë pasur, para luftës.

Jo rastësisht thuhet se një pjesë e shqiptarëve, e kanë një sëmundje të pashërueshme: HARRESËN!

„Çdo e keqe e ka një t‘mirë“ dhe unë po e them, me aspak dëshirë, po nga dhimbja e mjerimi, ç’farë po na pret, kah po shkojmë si shoqëri shqiptare, madje edhe për t‘u kthjelluar dhe për t‘a kuptuar, që e keqja e përgjithshme e godet secilin.

Athua pse?!

Sepse, e ardhmja e trojeve shqiptare që janë të rinjët, nëse edhe prindërit e tyre, i kanë super të pasur n‘xhepa dhe apsolutisht jo n‘Tru, nga shtëpitë e tyre kanë me u largu.

Nuk duan të jetojnë në atdheun e tyre, madje edhe pse të pasur n’xhepa, kur gjithçka është mbrapsht, ose asgjë nuk funksionon.

Me sa unë personalisht e di, secili prind, punon për të ardhmen e fëmijëve të tij.

Nëse e përgjithësojm ikjen e shqiptarëve, e (përllogarisim) në përgjithësi, atëher nga trojet tona shqiptare, brenda një jave ikin, mbi 2000 mijë vet përafërsisht, nga ajo ç’farë po shohim dhe lexojmë, ç’do ditë!

Tragjedi 

Mjerim

Analfabetizëm dhe 

Vetshkatërrim