Çfarë kauze po i shërbeni Ministër Sveçla?!- Shkruan; Hisen BERISHA, deputet i Parlamentit
Ministër, ndalu! Mos vepro si Serbia! Hakmarrja nuk është veprim shtetëror por mendësi mesjetare. Shtetet e forta demokratike e funksionale, që kanë aleatë nuk merren me “kidnapime” me motive të hakmarrjes. E ne mëtojmë të jemi shtet demokratik që vepron i koordinuar me aleatët. Ne e kemi jemi rendiutr me botën demokratike kundër invazionit rus në Ukrainë. I nderuar z. Minister, Xhelal Sfeçla, nëse in formalisht po motivohet ndjenja e hakmarrjes me veprime të njëjta me ato të Serbisë fashiste, atëherë për ju dhe Kryeministrin dua të adresoj një pyetje publike: A mos ishte arrestimi i policisë së Kosovës me koordinim me Aleksandër Gjuriqin, mikun e Xhelal Sfeçles?! Z. Ministër ju bej thirrje publike, mos u koordino me armiqtë e Kosovës! Me këto veprime indikativë, po kontribuoni që ta fusni KFOR-in dhe Kosovën në luftë. E kjo ka veç një epilog, shpërbërjen e Kosovës nga shtetësia e saj. Ministër hakmarrja si kontribuon Kosovës, përkundrazi e dëmton Kosovën. Kërkoj nga ju që mos të motivoheni as të shtyni tjerët, të kryeni veprime të njëjta, si Serbia ndaj nesh. Sepse nëse përsëritni taktiken e njëjtë “arrestim-kidnapim” të policisë kufitare të Serbisë, atëherë urime! Jemi në luftë! Por, Kosova në rolin e Palestinës. Çdo veprim juaji në Veri, që nga Shtatori i vitit 2021, e me konkret nga 26 Maji i këtij viti, po qon në “palestinizimin” e Kosovës. Ndërsa një konflikt në territorin e Evropës është interesi gjeostrategjik e politik rus. Për ketë na kanë paralajmëruar edhe aleatët tanë të luftës e paqes vet SHBA. Historia do ju gjykoj për këtë. Por, edhe diplomacia dhe aleatët duhet ta bëjnë këtë me ngut, që t’iu parandalojnë, nëse se konsideroni thirrjen time si luftëtarë.