Çfarë po ndodh? Avionët luftarakë amerikanë F-35 zbarkojnë në Shkup
Dy avionët amerikanë F-35 u mirëpritën në Aeroportin e Shkupit edhe nga ministrja e Mbrojtjes Slavjaka Petrovska raporton Gazeta Express.“Aterimi i këtyrë avionëve në territorin maqedon që është teknologjia e fundit është provë e lidhjes së pathyeshme që ekziston mes neve dhe aleatëve të NATO-s”, tha ajo
Kolonel Lejtnant John McRae nga Garda Kombëtare e Vermont tha se partneriteti afatgjatë është i bazuar në këtë e që garanton sigurinë e përbashkët.
“Pikërisht përshkak të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si një aleat ne mund të ndajmë sigurinë që vie nga kontrolli i hapësirës ajrore dhe zbarkimin e shpejt dhe të avancuar për avionët F-35”, tha ai.