Cikli i 3 poezive me nga 7 vargje :Qazim THAÇI

Rikujtimi

————–

E si mos ti rikujtojë kujtimet e tim ati,gurbetçar

Kur maste dashurinë e vendlindjes me pëllëmbë  dore

Sikurse diellin e verës kur zogjtë shtegtar flutronin qiellit

&  &  &

Dhembjes i jepte ngjyrën e trishtë e gëzimin e praronte

Me rrezet e hënës së plotë , duke pas besimin pagan

Se rrita e fëmijëve bahet veç me djersë balli e mall për vatan,

&  &  &

E  rikujtojë madhështinë e Atij që betohej në vatan ,tokë e fëmijë

——————————————————————————

Dashuria

——————-

Telat e kujtesës nuk tradhtojnë për asnjë sekuencë

Dashuritë e mëdha që bëhen për ideal e  shpirtësi

Trëndafilat e kuq gjithmonë nuk mbajnë aromë butësie

&  &  &

Nëse lulebozhurës i shtohet kaltërsia merr aromën e Kosovës

E shtegut të lirisë nëse i hiqet gjaku i dëshmorëve mbetët pa emër

Aroma e brishtë e ëndrrës mund të ketë lëvizjen  e një luledielli

&  &   &

E dashuria ka shijen e mjaltit dhe pelinit,kur asaj i mungon shpirtësia

————————————————————————————-

At-dheu

——————

At-dhe nuk është vetëm; toka,godinat,shkollat, spitalet e monumentet…

At-dheu është më shumë se këto;është fryma,ajri liria e guximi

Është dhembja,gëzimi,është dashuria,besa është pabesia e shumë tjera.

&&  &   &

At-dheu është edhe zëri e loti im për vdekje e  dasma ,është emri ynë

Është Prizreni,Vlora,Manastri,është Pazari i ri,Ulqini është Çamëria..

At-dheu është krenaria, prandaj mos ia rrëzoni lisat mos ia vrisni shpresat.

&&   &   &

At-dheu është fjongo e pastërtisë në sytë e secilit pasardhës të Arbërisë.

/www.QendraPress.com/