Cilat janë pasojat e masave të BE-së?
Organet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nuk do të bëjnë asnjë hap përpara. Pos punës së tyre, si masë ndaj Kosovës, Bashkimi Evropian pezull la edhe programimin e fondeve për vendin ballkanik në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024. Me to, BE-ja përgatit shtetet e Ballkanit Perëndimor për integrim, njofton Klan Kosova. Me projektet që parashiheshin në kuadër të tij, sipas një ish zëvendësministri të Financave, Kosovës veç aktualisht i pezullohen 300 milion euro, shumë kjo që mund të rritet shumëfish.Para do të vinin edhe përmes projekteve në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova s’dorëzoi hiç propozimet. /Klan Kosova