Cilat janë veprimet që e prishin agjërimin, tregon teologu Flugaj

 Në muajin e madhërishëm të Ramazanit, besimtarët myslimanë agjërojnë që nga lindja e diellit e deri në perëndim. Përveç ushqimit, besimtarët duhet agjëruar edhe me mendje e shpirt.

                   Kështu thotë teologu Fitim Flugaj, i cili në një intervistë për Telegrafin ka përmendura disa nga veprimet që prishin agjërimin.

Ai tha besimtari duhet të jetë shumë i përmbajtur gjatë agjërimit.

“Besimtari fillon agjërimin që nga momenti kur ai zgjohet në syfyr dhe i dërguari na thotë se ‘begatia ose bekimet e mëdha janë në syfyr’. Së paku duhet të pi ujë në momentin e syfyrit. Që nga momenti i syfyrit, besimtari duhet të jetë shumë i përmbajtur, nuk është këtu qëllimi i vetëm pra në amnistimin nga ushqimet, dhe nga raportet intime mes bashkëshorteve, por këtu qëllimi është që besimtari dhe besimtarja të jenë shumë të kujdesshëm në sjelljet e tyre.

l Pra, se si sillen me të tjerët, si sillen me rrethin familjar, me shoqërinë ku jetojnë, si flasin. E gjithë qenia besimtare duhet të jetë e aktivizume në agjërim”, tha ai.