Cilësia e plazheve, raporti europian tregon zonat e pastra në Shqipëri

                  Cilësia e ujërave për t’u larë në Shqipëri ka pësuar nje përkeqësim sipas agjencisë evropiane të mjedisit.Në raportin e përvitshëm qe ajo bën për të kontrolluar cilësinë e ujit për t’u larë vetëm 67% e tyre në territorin shqiptar kualifikohen me cilësi të shkëlqyer nga 75% vite më parë.Agjencia evropiane shprehet se ka kontrolluar 119 pika në vendin tonë gjatë vitit 2022.Vërehet se plazhet me cilësi të shkëlqyer kanë pësuar rënie nga 2020, ndërsa duke rënë njëkategori më poshtë dhe u klasifikuar si me cilësi të mirë.Në vendnumëro ka mbetur përqindja e plazheve me cilësi mjaftueshëm.Ndërkohë nga kontrollet u evidentua se tetë pika vijojnë të jenë problematike në Shqipëri, për të cilat agjencia e mjedisit duhet të njoftojë pushuesit që të mos lahen për shkak të baktereve të ndryshme që shkaktojnë sëmundje.Për shkak të këtyre pikave jemi të parët në Europë për plazhet me cilësi të dobët.2 prej pikave janë në Durrës, plazhi Zhiron dhe plazhi pas kanalit në Plepa.Ndërkohë tre të tjera në Vlorë.Ato përfshijnë Plazhin e Vjetër tek Kabina, Shkolla e Marinës dhe Plazhi I Ri.Dy të tjera ndodhen në liqenin e Ohrit, në plazhin e Pogradecit pranë ish vilave qeveritare dhe plazhi përpara ish Turizmit të Vjetër.Pika e fundit përfshin një liqen në mes të maleve të Çorovodës.Ndërkohë, në Shqipëri, numri i zonave të ujërave të larjes me cilësi të dobët ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015, kur 31 zona të larjes (39.1%) u vlerësuan si të dobëta. Sipas agjencisë evropiane të mjedisit ky përmirësim i atribuohet ndërtimit të disa impianteve të trajtimit të ujërave të zeza në vitet e fundit./tch/