Çitaku – Gërvallës: BE-ja ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriterët për vizat

0

“Para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”.Në këtë mënyrë ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, i është drejtuar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.Gërvalla në Forumit e Dubrovnikut, ka thënë se “nuk duhet të fajësohet Bashkimi Evropian për gabimet tona”.“Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiëan mund të udhëtojnë pa viza në BE. Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane”, ka shkruar Çitaku në Facebook.Çitaku iu drejtua Gërvallës, duke i thënë se “duhet ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë”.“Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve”, ka shkruar Çitaku e cila tashmë është e përfshirë përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *