Çitaku: Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve, kjo nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës

0

                    Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas refuzimit të Gjykatës së Lartë në Beograd për ta shpallur fajtor ministrin, Aleksandër vulin, për diskriminimin, fyerjen dhe gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se Gjykatat në Serbi e vulosën racizmin ndaj shqiptarëve, shkruan Reporteri.net.Sipas saj, ky vendim është i papranueshëm, por jo befasues dhe kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës.Më 29 qershor 2019, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ngritur padi ndaj ministrit (atëherë) të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, për përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *