Çitaku: Koston e sjelljes së papërgjegjshme të Kurtit po e paguan Kosova

                     Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kryeministri Kurti sa “përzihet” në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, është mirë t’i largojë sanksionet që i janë vënë Kosovës, shkruan Reporteri.net. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku e ka quajtur Kurtin skandaloz, ndërsa thotë se sjelljen e tij të pa përgjegjshme po e paguan Kosova.“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi. Skandaloz. Koston e sjelljes tuaj të Kjo deklaratë e saj vjen pas artikullit të mediave zvicerane se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjë fushatë për PS-në në Cyrih, ku në garë ka edhe shtetas kosovarë-zviceranë.