Çitaku-qeverisë: Punoni mbarë nëse dini, nëse jo, shkoni në shpi!
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës , Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me çështjen e ndalimit të dinarit.
Çitaku thotë se gjëja më e mirë “që kish mundur ta bëjë qeveria lidhur me vendimin e BQK për përdorimin e valutave të huaja kish me qenë të qëndrojë e të mos përfshihet”
“Çka po trumpetoni tash, pashë zotin? Ky vend e ky popull e ka dëbuar ushtrinë e policinë e Serbisë, e ka shpallur pavarësinë, e ju flisni për dinarin e disa pensionistëve. Njëjtë si me targat, që nuk solli asnjë të mirë, por e solli draftin e statutit për asociacionin që e tejkaloi marrëveshjen e 2013 në Bruksel. Çka do të sillni tani me dinarin? Çështja e dinarit është punë e BQK-së. Vendimit duhet t’i kishte paraprirë një fushatë intensive informuese, në mënyrë që mos të keqpërdoret nga kundërshtarët e shtetit të Kosovës” shkruan Çitaku.
Ajo tutje shton se çështja e Qeverisë është njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë, integrimi në NATO dhe BE.Citaku thotë se problemi që ka Kosova nuk është me serbët e Kosovës por me Serbinë.“Mos i humbni aleatët. Mos e merrni si të mirëqenë mbështetjen nga aleatët. Punoni mbarë nëse dini. Nëse jo, shkoni në shpi” shkruan Çitaku.