Çka do na sjellë fundi i tetorit? Shkruan:Dr Xhevat Elezkurtaj, drejtor i QKMF-së – Prizren

0

Nëse e krahasojmë situatën epidemiologjike në regjion dhe Evropë dhe duke marrë parasysh muajin e dominimit te virozëve sezonale dhe fillimin e shkollave mundë të supozojmë se numri i të sëmurëve me Covid 19 do sjellë shifra trefishore.

Institucionet shëndetësore duhet të planifikojnë dhe te punojnë qe të mos përsëritet korriku dhe gushti ku Kosova renditej e para ne botë për vdekshmëri nga corona .Ata më tani kanë përvojën se si menaxhohet kjo sëmundje dhe nuk do duhej të lejojnë që të kapitullojnë.

QKMF -Prizren i ka te gjitha kapacitetet shëndetësore që të ballafaqohet me situata të tilla. Ekipet tona janë pajisur me dije nga mjek turk dhe gjerman nëpërmjet trajnimeve online për tu përballur me situata te cilat do te na kishin kollabuar sistemin tonë shëndetësore. Fillimi i testeve serologjike për covid dhe analizave tjera qe i bënë laboratori ynë do jenë levë e fortë ne duart e mjekeve tanë për tu përballur me ketë virus i cili ka sfiduar gjithë botën .Virusi na ka në dorë aq sa do e lejojmë ne vetë.’’/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *