Çlirimtari dhe atdhetari ,profesor Rexhep Krasniqi, pensionohet.
Ish veprimtari i hershëm i ilegales, ish komandanti i UÇK-së dhe atdhetari i paepur i lirisë dhe profesor i lëndës së Kimisë në gjimnazin “Remzi Ademaj” Rexhep Krasniqi ,pas një angazhimi të përkushtuar në të gjitha këto detyra është pensionuar. Përndryshe ai ishte edhe ushtar i UÇK-së, kolonel në TMK dhe invalid i luftës .Ishte veprimtar i palodhur i ilegales, që asnjëherë nuk pushoi së luftuari për lirinë e këtij vendi.
“Ai në fund nët janaror 2024 u pensionua profesor Rexhep Krasniqi i cili dha një kontribut të çmuar në procesin edukativo-arsimore. Profesor Rexhepi dha kontribut edhe për çlirimin e Kosovës, si ushtarak në radhët e UÇK-së. Me rastin e pensionimit në shenjë mirënjohje për kontributin e tij Drejtoria e Shkollës dhe kolegët organizuan një koktej rasti ku u çmua kontributi i tij. Drejtoria e shkollës, dhe kolegët, Profesor Rexhepit i dëshiruan shëndet dhe jetë të gjatë”, thuhet në njoftimin e gjimnazit “Remzi Ademaj”.Mirëpo, besohet se vetë Ushtria e Kosovës/ FSK/ me këtë rast është dashur të organizojnë një ceremoni ku figurat si profesori e kolonel Krasniqi duhet të marrin një mirënjohje shtetërore ,sepse meritat dhe sakrificat e këtilla padyshim se duhet të jenë një bazament, se ata që këtij vendi i japin kaq përkushtim duhet së paku meritat tu jepen ashtu siç e meritojnë. Të besohet se këtëo harresë nuk do ta bëjnë institucionet tona./www.QendraPress.com/