Çmenduria politike ndodhë të tejkalon kufijtë e arsyes.- Shkruan; Myzejene Selmani

0

Shembulli më i mirë për këtë janë pretendimet serbe lidhur me çështjen e pronave të cilat i konsideron të saja në Kosovë.

Serbia pretendon jo vetëm toka për të cilën të drejtën ekskluzive e ka shteti dhe janë të shtetit, por edhe hekurudhat, sistemin energjetik të Kosovës.

 Edhe pse janë nënshkruar marrëveshjet për bashkëpunimin hekurudhor, ata pretendojnë se janë të tyre me gjithë rezervat e linjitit.

 Për Serbinë të gjitha aeroportet, spitalet, shkollat, ndërmarrjet, burimet natyrore të ujit, pyjet, liqenet, pajisjet e ujit, banesat janë të tyre!  I referohen  numrit të prej 29.155 banesave private të serbëve të cilët kanë kërkuar zgjidhjen e tyre pas largimit nga Kosova.

 Ndërsa nuk tregojnë statistikat e fundit të agjencisë për çështjet pronësore. Ndërkohë Kosova paguan kredit ndërkombëtare të shumë investimeve në Kosovë.

 Serbia duhet të dëshmojë me cilat tapi pretendon gjithë  këtë pasuri ta konsideroj të veten. A janë përfshirë këtu edhe periudhat e kolonizimit që nga koha e mbretërisë serbo-kroate sllovene e deri pas luftës së dytë botërore?.

 Sepse pronat në pronësi private të serbëve janë shitur nga disa herë për aq sa ka vazhduar kolonizimi. Sa për objektet shoqërore, të gjitha janë ndërtuar me të hyrat e Kosovës të gjitha janë ngritur me kredit e Kosovës.

 Nga kjo çmenduri nuk mbetet tjetër veq që Kosova të kërkojë kthimin e të gjitha ndarjeve për ushtrinë  dhe policin të cilët vranë e masakruan popullin shqiptarë.

  Delegacioni i Kosovës nuk duhet të jap pëlqimin që për cfarëdo teme që shtron pala serbe të pranojë bisedime dhe edhe Kosova të  kërkojë pronat e saj dhe të gjitha të hyrat që i ka realizuar Serbia nga Kosova dhe jo për hir të ndonjë marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ti mbyll syt. Sepse kjo mund të na kushtojë. Edhe ashtu nga Serbia nuk pritet njohje dhe nëse i referohemi edhe BE ajo hë për hë kërkon normalizim detyrues gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe jo njohje.

 Cdo lëshim në pretendimet e serbëve jo që do të jetë një sfidë në zhvillimin e vendit por ajo mund ti kushtojë të ardhmen rëndë Kosovës.

Për këtë arsye duhet kemi besimin nē SHBA-në sē bashku të veprojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *