Çollaku: Jemi në fazën e dorëzimit të turpshëm të Kurtit, do të detyrohet ta themelojë Asociacionin

Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë në fuqi sanksionet që i ka vendosur ndaj Kosovës.Këto sanksione erdhën pas eskalimit të situatës në veri të vendit, ku kryetarët e zgjedhur hynë në objektet komunale me ndihmën e policisë. Por vetëm pas disa jave, saktësisht më 12 korrik Qeveria e Kosovës ra dakord me Bashkimin Evropian në disa pika për shtensionimin në veri.Dakordimi Kosovë-BE erdhi në një takim joformal të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Bratislavë, shkruan Front Online. Për këto veprime që janë ndërmarrë, për Front Online ka folur ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.