ÇRREGULLIMET E GJENDJES SHPIRTRORE (AFEKTIVE)-DEPRESIONI Shkruan: Msc.Lule Alidema, Psikologe klinike

0

Nga vet ideja se njerëzit dallojnë, atëherë nënkuptohet se edhe gjendjet emocionale e shpirtërore te njerëzit dallojnë!

Disa persona shumë më lehtë mund të ndeshen me çrregullime të ndryshme psikologjike.

Çrregullimet psikologjike janë mjaftë komplekse, po aq sa është dhe vet njeriu kompleks, dhe se çrregullimet psikologjike mund të fillojnë zakonisht nga një problem fare i vogël apo thjeshtë por mund të bëhen shumë komplekse sa që mund të shpiejn deri në fatalitet njeriun!

Një ndër çrregullimet më të rënda që cënojnë jetën e njeriut, janë çrregullimet e gjendjes shpirtërore e në theks depresionet madhore.

Këto çrregullime janë të thella brenda mendjes së personit, pra personi këtë çrregullim e përjeton shumë rëndë, edhe pse në dukje mund të mos dallohen qartë nga tjerët, por nuk do të thotë se nuk mund të vërehen sidomos nga familjarët, sepse domosdo ky lloj çregullimi do të shprehet me ndryshime në sjellje, ndryshe nga që ishte personi më parë.

Theksoj, ka raste që vështirë dallohen, sidoçoftë këta persona në dallimin e shenjave të para urgjentisht duhet filluar me trajtimin.

Këto çrregullime, sigurisht se kanë një bazë, gjithmonë duke u bazuar në teoritë që në vijim do të sqarohen, dmth se depresioni madhor nuk shkaktohet brenda ditës apo javës, sigurisht se do të jetë një periudhë kohe brenda personit, një konflikt brenda tij që lidhet me një arësyeje që e shkaktoi.

Kur personi takohet me ndryshime të theksuara të humorit, dhe prishje të ekuilibrit emocional, atëherë duhet pasur parasysh se ka një destabilizim të gjendjes shpirtërore.

Ateherë kur emocionet gjatë gjithë kohës janë në nivele të ulëta humori, dhe humbje të interesimit për jetën, do të thotë se kemi të bëjmë me Depresionin.

Depresionet mund të jenë nga më të lehtat, deri tek depresionet madhore.

Depresioni madhor karakterizohet nga një gjendje e rëndë shpirtërore, nga një trishtim, dhe shoqërohet me prishje të humorit, humbje e interesimit për aktivitete normale, ndjenjë e fajit, dhe të qënit i pavlefshëm, çrregullime të gjumit, rënie në peshë, këputje, paaftësi për t’u përqëndruar, si dhe mendime rreth vdekjes dhe vetëvrasjes.

Këto simptoma shfaqen kryesisht për një periudhë të paktën dyjavore.

Personat që janë me depresion të thellë e përshkruajnë veten e tyre, si të trishtuar dhe pashpresë.

Mund të ndodhë se këta persona nuk gjejnë motivin për të vazhduar jetën dhe mund të përpiqen të kryejnë vetëvrasje.

Ky lloj depresioni (madhor) zakonisht fillon në moshën e pjekurisë së hershme, por nuk përjashtohet mundësia të shfaqet në çdo moshë, perfshirë edhe fëmijërinë.

Një episod madhor, zakonisht zgjatë më së paku 6 muaj, por disa nga simptomat mund të vazhdojnë edhe deri një vit e më shumë.

Anomalitë e një personi depresiv mund të variojnë nga një prishje e lehtë e mardhënieve dhe aktiviteteve normale, deri në paaftësinë e plotë për të funksionuar si person.

Problemi më i madh i këtij lloj depresioni është mundësia për të kryer vetëvrasje.

Disa teori japin shpjegime mbi shkaktarët që nxisin në depresion personin.

– Teoria psikoanalitike përqëndrohet tek konfliktet e pavetëdijshme, sikurse është ndjenja e fajit, zemërimit dhe hakmarrjes, të cilat zhvendosen te brendësia e personit, prandaj personi ndjehet aq fatkeq sa jeta e tij bëhet e padurueshme. Kështu ai dorëzohet dhe bëhet depresiv.

– Beck ne teorinë e tij të njohjes mbi depresionet, thekson mendimet negative dhe vetshkatërruese që ndeshen te personi depresiv.

Sipas tij, kur një person zhytet në mendime negative për një kohë të gjatë, kjo mund të pasohet nga një ndjenjë zhvlerësuese për veten.

– Teoria e të mësuarit, mbi gjendjen e pa shpresë thekson se, depresioni është rezultat i të mësuarit të jeshë i pa shpresë.

Po ashtu thekson se, kur njerëzit zbulojnë se nuk kanë më kontrollë mbi jetën e tyre, nga pikëpamja shoqërore, ekonomike, ose psikologjike, ata kanë prirjen të dorëzohen.

Ata priren t’ua mveshin problemet që kanë personalitetit të tyre, besojnë se nuk mund të përmirësohen, kjo dëshmon se pse depresioni gjendet më shpesh mes të varfëve, dhe të pazotëve.

– Një  pjesë e kërkimeve përqëndrohet në rolin e faktorëve psikosocial si shkaktarë të depresionit, sidomos në mundesinë që mjedisi të shkaktojë ndryshime në tru.

– Peikell bënë të ditur se, humbja e një personi të afërt (vdekjes së të afërmit) mund t’i paraprijë depresionit.

Në përgjithësi, çdo ngjarje e rëndësishme e jetës e cila e ulë vet-vlerësimin e një individi rritë stresin, dhe ndihmon keqpërshtatjen!

– Teoritë biologjike kanë paraqitur pikëpamjen se nivelet e ulta të dopaminës e sidomos të neropinefrinës neurotransmetuese lidhen me shkaqet e depresionit.

Neroprinefrina luan rol në të ndjerit e knaqësisë në tru, kur ndodhë mbështetja apo përkrahja.

Kjo prishje ekuilibri kimik në tru, mund të shkaktohet nga një ngjarje jetësore stresuese, ashtu si biologjia ndikon mbi përjetimet psikologjike, ashtu edhe përjetimet psikologjike mund të ndryshojnë funksionimin tonë biologjik.

Disa studiues në bazë të provave lënë të kuptohet, se depresioni ka një komponent gjenetik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *