ÇRREGULLIMET PSIKOLOGJIKE TË PRINDËRVE (NËNËS OSE BABAIT) PENGOJNË NË EDUKIMIN E DREJTË TË FËMIJËs, DHE NË ZHVILLIMIN NORMAL TË PERSONALITETIT TË FËMIJËS –Shkruan; Lule Alidema, psikologe klinike

                             Çrregullimet psikologjike mund të atakojnë thuajse çdo njeri, pa dallim moshe, gjinie, statusi, niveli intelektual apo material etj.

Them “thuajse secilin njeri”, me arsyen sepse çrregullim psikologjik përfshihet secila sjellje që kalon mbi suazat e normales.

Psh: çrregullime psikologjike njihen edhe ushqyerja e tepërt dhe e pakontrolluar, luhatjet e disponimit deri në lehtë shpërthime në të qajtura të qeshura, bjerjet e tepruara deri në varësi psikologjike, përpjekja deri në detajizime si në veshje, në punë, në dalje-shëtitje, dmth fokusi në precizitet për perfeksion, kurreshtja për detaje në rrethin ku jeton, mbiinteresimi mbi paragjykimet ndaj vetes (kush çfarë bindje ka për ne) etj, etj, dmth janë shumë sjellje që njeriu beson se janë sjellje normale e në realitet ato nuk janë fare normale, dmth janë lloj i çrregullimeve psikologjike, pavarësisht edhe atëherë kur nuk shihen si pengesë apo prishje e cilësisë së jetës, ato janë dhe klasifikohen si çrregullime.

Andaj, prindi duke qenë vet brenda një lloji çrregullimi, lëre që nuk do të arrijë ta edukoj në mënyrën e duhur fëmijën, ai edhe do ta transmetoj te fëmija po të njëjtin çrregullim, me ç’rast do të deformon formimin e personalitetit të drejtë të tij.

Fatkeqësisht, çrregullimet psikologjike të pa trajtuara përcillen nga brezi në brez, ta nxëmë prindi e transmeton te fëmija i tij, pastaj fëmija te fëmijët e tij, e kështu me radhë.

Me një fjalë, shumë çrregullime psikologjike janë ngjitëse nga aspekti sjelljes, pastaj gjenetika në aspekt të lehtë pranimit apo largimit, mbindjeshmërisë, temperamentit, afërsia me sjelljen (kontakti ditëpërditshëm kuptohet prind-fëmijë sa është i afërt) etj.

Kyçem te një lloj sjellje (jo rrallë e shprehur), kur prindi ndodhet brenda çrregullimit të patrajtuar (meqë ai ose ajo nuk e di që është brenda këtij çrregullimi), dmth kur prindi e posedon çrregullimin e që nga mosdija e prezencës së çrregullimit, padashje e dëmton fëmijën e vet.

Po e paraqes një shembull kur prindi është me çrregullime të personalitetit dhe që pengon fëmijën e tij në ndërtimin e drejtë të personalitetit të tij.

Prindi e obligon fëmijën e tij me detyrën e “vëzhguesit” apo të detektoj, të përgjon antarët e familjes, familjarët e rrethit të dytë, dhe gjithë ata që e rrethojnë, me qëllimin që ta kuptoj se çfarë flitet për të (prindin) në mosprezencë të asaj apo atij.

Dhe si i tillë fëmija është i padjallëzuar, dhe duke ju përgjigjur kërkesës së imponuar të prindes/it ai merr atë detyrë dhe e bën, (vëzhgon, dëgjon, incizon, fotografon etj,).

Ky detyrim i fëmijës është tepër i gabueshëm, ndikon në keqedukim, shtrembëron personalitetiin e fëmijës, si dhe do t’ja “mveshë” po të njëjtin çrregullim fëmijës.

Interesimi i thellë apo mbiinteresimi deri në atë masë sa ta detyron fëmijën të detektoj, dhe që kushtimisht ta kuptoj se çfarë flitet “pas shpine” nënkupton çrregullim.

Njeriu, përsa jeton në bashkëveprim me njerëz është shumë normale -se-dhe -të-flitet për njeri tjetrin, mirëpo nuk do të thotë që domosdo duhet ditur se kush, çka, pse tha, flitet, e e aq më e rëndë bëhet kur involvohen, apo përdoren fëmijët për ta realizuar qëllimin e vet prindi.

Kjo lloj sjellje, përveç që aspak nuk është normale, kjo sjellje helmon mendjen e fëmijës, mbjellë keqedukim, mbjellë urrejtje, armiqësi, konfuzione, frustrime, nervozitet, etj, dhe fëmija duke pasur një mendje të brishtë gjithësesi se do të pëson çrregullime psikologjike si ato ngjashëm me prindin, dmth në një të ardhme do të ndeshet me çrregullime personaliteti të tij si: mbyllje në vete, paranoja, çrregullime skizoide, skizotipike, psikoza, obsesione, kompulsione, depresione, etj…!

Këshilla ime: Në momentin që vendosë të bëhesh prind, sigurohu se je mirë me veten nga aspekti psikologjik.

Sigurohu se do të keni aftësinë për të rritur e edukuar fëmijë të shëndoshë.

Është shumë e lehtë ta edukosh fëmijën drejtë, vetëm ty prind të jesh mirë me veten sigurisht se do të jesh mirë me gjithë, e me gjitha, e mbi gjitha do ta keni fëmijën e shëndoshë sikur nga aspekti psikologjik ashtu dhe nga ai fizik.

Larg helmimit të mendjes së brishtë të fëmijës!

Lëreni fëmijën në preokupimet e moshës së tij, në ëndrrat fëmijërore.

Asnjëherë mos guxo ta përdorësh për qëllime tuaja, pavarësisht se është fëmija juaj.

Bota e fëmijëve është e padjallëzuar, ka nevojë dhe meriton të rritet pa u helmuar nga qëllimet e prindërve!

Fëmija, një herë rritet, një herë edukohet, një herë keqedukohet, andaj kujdes prindër se çfarë edukimi e kujdesi ju servoni.

Lule Alidema, psikologe klinike

25.06.2022